Mund te jete menuja e preferuar e syfyrit, duhet te kini kujdes me sasine e gjalpit

Një recetë perfekte për vaktin e mëngjesit, për të gjithë familjen tuaj. E shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme! Kujdes me sasinë e gjalpit sepse sic e dini gjalpi përmban shumë kalori.

Përbërësit:  4 vezë, 1 qepë e kuqe, djathë kaçkavall, 2 speca, 1 domate të madhe, kripë, piper, pak qumësht, gjalpë.

Përgatitja: Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.

Rra him dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.

Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rra hura.

Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.
I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën. U befte mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.