Cfare duhet te beni kur femija juaj bie ne shesh apo rrezohet? Lira Gjika tregon se si duhet te veproni

Nga Lira Gjika

Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit.

Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për tu bërë më i vëmëndshëm dhe më i kujdesshëm.

Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trëmbni me nderhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë.

Këto eksperienca, janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim demtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.