Ekspertët japin përgjigjen perfundimtare nëse duhet apo jo të pimë 8 gota ujë cdo ditë

“Pini më shumë ujë “është këshilla që dëgjojmë mësë shumti, kur shprehim një shqetësim tonin! Ndonëse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit në organizëm dhe zgjidhja e sa e sa problemeve është, sërish nuk pimë aq sa duhet !

Besohet e thuhet se një njeri duhet të pijë të paktën 8 gota ujë në ditë, por deri tani e keni ditur gabim! A është e mundur dhe a duhet të pijë një grua e cila peshon për shembull 58 kilogramë të njëjtën sasi uji si një burrë që peshon 88 kg?

Një studim i kryer nga Harvard T.H. Chan School of Public Health doli në përfundimin se më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve ,adoleshentëve dhe adultëve nuk hidratohen mjaftueshëm.

Moskonsumimi i ujit të mjaftueshëm mund të shoqërohet me shenja të tilla si erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë, dhi mbje koke, kapsllëk etj. Uji përdoret nga të gjitha qelizat e trupit, indet organet, ndaj i gjithë trupi juaj do e ndjejë mungesën qoftë edhe të një gote uji gjatë ditës.

Trupi e humbet ujin në një sërë mënyrash, përfshirë frymëmarrjen, djersitjen, tretjen, ndaj lind nevoja që ju të furnizoni trupin tuaj shumë shpesh gjatë ditës me ujë.

Megjithatë duhet të harroni mitin e tetë gotave ujë dhe të mësoni se është pesha juaj ajo që ju dikton sa gota ujë në ditë duhet të pini. Një fëmijë nuk ka të njëjtat nevoja si një i rritur dhe një grua 60 kilogramë nuk ka të njëjtën nevojë për ujë si një burrë 80 kilogramë.

Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë

45 kg – 1.4 litër ujë

54 kg- 1.7 litër ujë

63 kg- 1.9 litër ujë

72 kg- 2.2 litër ujë

81 kg- 2.5 litër ujë

90 kg- 2.8 litër ujë

99 kg – 3.1 litër ujë

108 kg – 3.4 litër ujë./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published.