Gjelle verore qe do ti pelqej te githe familjes: Ideale per tu pergatitur kete fundjave

Kjo recetë u përgatit nga Sofra_ime

Fërgesa me speca është pa diskutim një nga pjatat që nuk mungon kurrë në tryezat e shqiptarëve gjatë këtij sezoni, por sot Sofra ime ju propozon një recetë tjetër ku ingredienti kryesor janë specat.

Bëhet fjalë për një gjellë verore që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

Përbërësit: 150 g mish pule (fileto, ose kofsha, por pa kocka), 4-5 speca, 1 qepë, 2 domate, salcë domatesh, kripë, piper i zi dhe hudhër.

Përgatitja: Filetot e pulës i ndajmë në copëza dhe i skuqim me pak vaj ulliri. Pas skuqjes i heqim mënjanë.

Në të njëjtin tigan shtojmë specat e prerë në copa dhe i kaurdisim pak. Më pas shtojmë qepën dhe vazhdojmë me kaurdisjen. Domatet i presim në kubikë dhe ia shtojmë masës së mësipërme.

Hedhim gjithashtu salcën e domateve, kripën dhe piperin e zi, kurse në fund shtojmë mishin e pulës.

I ziejmë disa minuta të gjitha bashkë sa të lidhen shijet dhe përftohet nja masë më e trashë. Ju bëftë mirë!/living

Leave a Reply

Your email address will not be published.