Kjo eshte arsyeja perse aktori i humorit Agron Llakaj nuk e imiton me Sali Berishen

Aktori i humorit, shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj së fundmi në emisionin e Eno Popit ka folur rreth profesionit të tij, aktrimit.

Tema e diskutimit ishte “Humori politik” dhe kush do të fliste më mirë rreth kësaj sesa vetë ata që imitojnë rolet e politikanëve?!

Aktori i humorit, Agron Llakaj admirohet prej vitesh për rolin e tij, personazhin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai na tregoi se si është të përballosh këtë lloj presioni, të sjellësh në skenë një figurë politike duke i bashkangjitur nota humori duke thënë se asnjë aktor nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë partie politike edhe se ai vetë kurrë nuk i ka shërbyer politikës me anë të humorit pasi humbet vlerat dhe besimin tek qytetarët.

Llakaj, gjithashtu shtoi se në momentin që publiku sheh mbështetjen e një aktori kundrejt një partie, ai ka bërë pis profesionin e tij.

“Shumë rrallë e imitoj, mendoj se ndoshta si personazh apo edhe si personazh politik duhet ta kuptojnë me kohë që do të vijnë të rinj e të reja. Me cikël është kjo punë, por kush e kupton ciklin?!” -shprehet Agron Llakaj.

Ka pasur raste kur në rrugë dhe më kanë kërcënuar sepse imitoja Berishën është shprehur fare hapur, Agron Llakaj. / dailyalbnews.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.