Klodiana Lala tregon momentin e veshtire kur mesuesja e mori ne telefon dhe i thote qe vajza nuk ka ardhur ne shkolle

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ishte e ftuar ditën e sotme në “Abc e pasdites” ku gjatë bisedës tregoi se përpos vështirësive, presionit të punës e ndonjëherë edhe rrez ikimit të jetës, ajo nuk e ka menduar asnjëherë të largohet nga Shqipëria. Klodiana tregoi se personi që e ka mbështetur më shumë është bashkëshorti, madje është edhe kritiku i saj më i madh.

Ajo kalon kohë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshortin duke e nisur ditën në 6 mëngjësit, përgatit mëngjesin për vajzat, i bën gati për në shkollë dhe i çon, në raste shumë të rralla i çon me furgonin e institucionit, bën detyrat bashkë me to, gatuan.

Një përditshmëri normale, por sigurisht shumë e kujdesshme.

A ka pasur ndonjëherë merak apo ma kth për fëmijët e saj? “Dikush donte të më bënte një surprizë dhe kishte futur në lojë edhe fëmijët. Dhe më merr mësuesja, më thotë ‘vajza nuk ka ardhur në shkollë’.

Aty jam tron di tur, ishte vënë në dijeni edhe policia duke ditur natyrën time, kur kam shkuar dhe jam gjendur përpara surprizës me thënë të drejtën nuk dija të vazhdoja të flisja apo t’i rri hja të gjithë… jam e kujdesshme, di çdo lëvizje të fëmijëve të mi, jam e lidhur me fëmijët e mi sa ndonjëherë shqetësohem pse jam bërë kështu, por jam bërë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.