Kthese tjeter e motit ku temperaturat do te arrijne 17 grade, ja si do te jene ditet ne vijim

Termometri mëngjesin e sotëm ka pësuar një tjetër rënie. Temperaturat shënojnë -5 deri në -7 në zonat malore ndërsa në zonat perëndimore nga 0 deri në 6 gradë celcius.

Por ky i ftohtë nuk do të zgjas për shumë. Meteorologia Tanja Porja thotë se mund të na shoqërojë deri në 3 ditët e ardhshmë më pas kemi një ndërrim totale të situatës së temperaturave dhe dielli do të na shoqërtojë në pjesën më të mirë të shkurtit.

Për tre ditët në vijim, nga e enjtja në të shtunë mbetemi në tablonë e mtit të kthjellët.Vranësirat do të jenë prezente, por momentet e rreshjeve do të jenë shumë të shkurtra.

Dita e shtunë do të bëjë diferencën, më vetëm -3 gradë minimumi në zonat malore dhe maximumi në gjithë vendim pritet të jetë 17 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.