Kjo javë ka nisur me kthjellime dhe vanësira të pakta. Këto të fundit parashikohen që nga ora në orë të jenë më shumta sidmosos në zonat malore. Sonte gjatë natës do të ketë zhvillm të vranësirave dhe dita e martë gjithashtu dita e parë e shkurtit do të nis me rreshje.
Rreshjet do të rikthehen në të gjithë territorin shqiptar. Rreshje shiu në ultësirat perëndimore dhe rrëshje dëbore në zonat malore, në të gjithë shtrirjen lindore.
Këto rreshje do të jenë më pak prezente ditën e mërkurë. Të enjten pritet përmirësim i kushteve atmosferike për tu rikthyer sërish në fundjavë, bënë me dije meterologia Lajda Porja.
Moti i paqëndrueshëm pritet që të sjellë edhe depërtim të masave të ftohta polare që nga dita e mërkurë, por që do të na shoqërojnë shumë pak dhe do të jenë krejtësisht kalimtare duke qenë se të shtunën dhe të dielën presim rritje të temperaturave.