Kur e ftova Mirush Kabashin… Arbana Osmani tregon takimin me artistin e madh Mirush Kabashi ne skenen

Arbana Osmani tregon për takimin me artistin e madh Mirush Kabashi, në skenën e Festivalit të Këngës vitin e shkuar.

Osmani flet për mjeshtrin e madh, artistin dhe njeriun, korrektësinë e jashtëzakonshme, dukë më dhënë kështu, shkruan moderatorja, një mësim të madh të punës me përulësi dhe përgjegjshmëri.

“Kur e ftova Mirush Kabashin te ngjitej në skenën e Festivalit te Kenges pas 25 vitesh mungesë, jo vetem që pranoi menjeherë, por ishte vazhdimisht ne merak për performancen e tij dhe megjithe dekadat e karrierës mbi supe, si një “nxenes i përjetshëm” ai erdhi në prova disa herë pa ia kërkuar;

kalonte tekstin, pyeste ne lidhje me dialogun qe do kishim bashkë dhe percaktonte sakte postazionin me regjisorin, sepse sic me thosh vazhdimisht “dua shumë që te mos e zhgenjej publikun”.

Dhe ne ato pak ditë me dha një nga leksionet më të mëdha të punes sistematike, që duhet të jetë njesoj me pergjegjshmeri dhe përultësi edhe kur je mjeshter i madh dhe publiku të do aq shumë sa që do të të falte çdo lapsus a ngatërresë.

Lamtumirë Mirush Kabashi, ke lenë pas shijen e një Artisti të madh, e njeriu akoma më të madh. U prehsh në Paqe”, shkruan Osmani në postimin në rrjetet sociale.

Mirush Kabashi i nda nga jeta ditën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.