Moderatorja Katerina Trungu ne pritje te embel: Kjo eshte surpriza qe stafi i organizoi

Pas përshëndetjes me të ftuarit e radhës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, moderatorja Katerina Trungu pati një moment të rezervuar posaçërisht për të. Ditën e mërkurë ajo ndau gjatë transmetimit lajmin se është në pritje të ëmbël dhe stafi i programit organizoi një surprizë për të.

Gazetarja Ermelinda Ndoja hyri në studio me një tufë lulesh për moderatoren e cila shpërtheu në lot nga emocionet.

Agida Koçi: Prit se kemi edhe një gjë të vockël!

Katerina Trungu: Ua!

Ermelinda Ndoja: Shumë urime!

Katerina Trungu: Pse ma bëni këtë?

Ermelinda Ndoja: Me një beb të shëndetshëm e të bukur si je ti, nga i gjithë stafi!

Agida Koçi: Dje Katerina anonçoi lajmin shumë të bukur që ne e dinim dhe mezi po e mbanim për ta treguar, patjetër që ekskluziviteti i takonte Katerinës dhe jemi shumë, shumë të lumtur që në staf do na shtohet një bebush i vockël, i bukur. Me unanimitet duam që të jetë një vajzë, por nuk e dimë akoma.

Katerina Trungu: Faleminderit shumë, shumë, shumë! Po pse ma bëni këtë, ju e dini që unë qaj për këto gjëra direkt

Agida Koçi: Dje ishte një moment delikat nëse mund ta themi kështu, kështu që sot donim ta uronim publikisht Katerinën për pritjen e ëmbël.

Katerina Trungu: Faleminderit shumë, shumë, shumë! Unë jam e lumtur që në fakt këtë eksperiencë po e ndaj me të gjithë dhe ju thashë që do më shihni edhe të shëndoshë, sido që të jem bashkë do jemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.