Nusen e pashë si vajzën time, Mimi Kodheli: Jemi bekuar me nip, nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë si një grua nën petkun e politikanes, por Mimi Kodheli ka edhe një anë tjetër të cilën publiku nuk e njeh.

Së fundmi në një intervistë për Ermal Peçin, ajo ka treguar disa histori të veçanta familjare e profesionale.

Kodheli ndau lajmin fantastik se është bërë gjyshe.

“Jemi bekuar me nip, nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë dhe emocionet e të qënurit gjyshe.

Ndjesia kur më erdhi nusja në shtëpi ishte si ta kisha vajzën timen. Kur u bëra realisht gjyshe kuptova që kisha harruar dhe ti vishja çorapet një bebi“, ka thënë Kodheli.

Në familjen e saj e jo vetëm kanë dominuar meshkujt, ashtu si edhe djali e bekoi me nip. Ka munguar prezenca e nje vajze mes tyre?

“Kam pasur motrën gjithmonë me vete. Ajo ka zëvëndësuar mungesën e vajzës. Edhe kur erdhi nusja, e pashë si vajzën time” – u shpreh Kodheli duke uruar që ndoshta do të bekohet në të ardhmen me një vajzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.