Receta e paqes tradicionale qe ndoshta mund ta keni harruar, gatim qe do te zbukuroj fundjaven tuaj

Përbërësit për brumin e paqës: 3 veze, 3 lugë (gjelle) kos, 3 lugë (gjelle) vaj, 1 aditiv për brumë (pecivë), Miell – (në bazë të nevojës), Kripë, 1 kg nisheste.

Gatimi i brumit: Të gjithë përbërësit së bashku i përziejmë me mikser, pasi që masa të bëhet homogjene, hedhim miell derisa brumi të marrë dendësinë e duhur ( sikurse brum i bukës).

Pasi që të kemi bërë brumin, nga ky brum ndajmë 20 kuleq ( d.m.th. nga secili kulaq nga 1 petë) .

Pastaj brumi lihet të pushojë rreth 20 minuta, pasi që të pushojë brumi, fillojmë një nga një kuleqët t` i hollojmë, hollimi i kuleqëve bëhet me nisheste.

Pasi që kemi holluar dhe i kemi vendosur petët në një enë (tepsi ) të rrumbullakët, atëherë marrim margarinë vegjetale (të shkrirë) dhe ia hedhim paqës sipër, pasi që të kemi hedhur maragarinën e shkrirë, e prejmë paqën në formë katrore ose rombike (varet si dëshirojmë ne).

Pjekja bëhet në temperaturë 200 gradë celsius për afro 15 minuta (derisa paqa të marrë ngjyrë të kuqërremtë).

Përbërësit për salcën e paqës: 200 gr mish viçi, 3 thelbinj hudhre, 5 lugë (gjelle) kos, 1 apo 2 lugë piper i kuq.

Gatimi i salcës:

Në një enë ziejmë mishin mirë e mirë, pasi të zihet mishi, përzihet së bashku me 3 thelbinj hudhre dhe 5 lugë kos, dhe përzihet gjersa masa të bëhet homogjene.

Salcën e përgatitur e hedhim sipër çdo copë (katrori ) të paqës .

Mbas kësaj, në një enë marrim 100 gr margarinë vegjetale dhe 1 apo 2 lugë, piber të kuq dhe i vëmë në zj arr, përzihen mirë e mirë, pasi që masa të jetë përzier, atëherë edhe këtë e hedhim mbi copat e paqës që më parë e kishim prerë. Ju bëftë mirë!/albinfo.at

Leave a Reply

Your email address will not be published.