Rrebeshe dhe rreshje shiu ne te gjithe vendin, kur do te fillojne dhe si do te jete fundjava

Diten e sotme do te jete me diell. Vranesirat do te jene te lehta dhe kalimtare.

Deri vone ne mbremje, ose pas mesnates do te kemi rreshje ne territor.

Gjate dites se sotme do te kemi rritje te temperaturave. Ka patur nje rritje me 2-3 grade mengjesin e sotem.

Mesdita do te shenoj 3-4 grade rritje, me gjithe prezencen e vranesirave here pas here ne territor, termometri maximal do te shenoj nje rritje te ndjeshme.

14 grade celcius maksimumi ne zonat malore, ndersa ne zonat e uleta e ato bregdetare do te ngjitet ne 21 grade ne vijen bregdetare, ndersa ne 22 grade ne shumicen e qyteteve te shtrirjes perendimore.

Gjate dites se sotme nuk do te kemi prezence te rreshjeve deri ne mbremje, ose deri afer mesnates.

Rreshjet e shiut do te fillojne diten e sotme shume vone ne mbremje, duke iu afruar mesnates. Veriu do te preket nga rrebeshet.

Dita e shtune pritet te jete pothuajse e gjitha nen prezencen e rreshjeve te shiut, ndersa diten e diele pritet nje largim i rreshjeve te shiut por moti do te mbetet perseri nen kushtet e vranesirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.