Sheqerparja, nje recete tradicionale e kuzhines Dibrane: Hidhni pak nga ky perberes qe ti jepni shije

Si te gatuajme sheqerpare Dibre – Receta gatimi për Sheqerpare Speciale Dibrane. Përbërësit për 30 copë: 1 kg Miell, 600 gr Gjalpë të tretur ose Vital, 350-400 gr Sheqer, 8 të verdha Vezësh, 3 gr Sodë

Për shurupin: 1250 gr Sheqer, 850 gr Ujë, Pak vanilje ( nje perberes te cilin shumica nuk e dije se i jep asaj shije me te vertete te vecante) , 75 gr Arra.

Për të gatuar këtë ëmbëlsirëte bërë sipas specialitetit Dibran veprojmë në këtë mënyrë:

Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.

Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.

Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.