Temperaturat do te bien me 6 grade dhe rreshje shiu: Si pritet te jete moti gjate 10 diteshit te pare te Shtatorit

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje live me Skype në News24, foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se nesër rritje të ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu.

Sipas saj, gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa shtoi se temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

“Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit.

Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C.

Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure.

Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë.

Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius. Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.