Kjo javë ka nisur me reshje shiu në disa zona të vendit. Adiola Bani nga Meteoalb shpjegon për Abcnews.al se këto kushte do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë përmirësim të motit, për t’i lënë vend reshjeve të shiut të premten.
“Duke filluar nga mbrëmja e djeshme vendi është përfshirë nga masa të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.
Kjo do të vazhdojë edhe ditën e martë. E mërkura dhe e enjtja dhe sjellin përmirësim të kushteve atmosferike ndërsa e premtja rikthen sërish reshjet.
Sa i përket temperaturave të ajrit gjatë kësaj jave nuk do pësojnë ndryshime të mëdha duke bërë që mëngjeset në zonat malore të shënojnë 2 gradë celcius ndërsa maksimumi gjatë orëve të mesditës do luhatet mes 21-22 gradë celcius.
Në rajon do të ketë vranësia të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. E mërkura dhe e enjtja përmirësojnë kushtet e motit ndërsa të premten rikthehen sërish reshjet.
Vlerat minimale në Kosovë do të zbresin deri në 0 dhe -1 gradë ndërsa maksimumi parashikohet deri në 12 gradë”, shprehet Adiola Bani. m.v/Abcnews.al