Shìfra aspak te kenaqshme: Rreth 84% e Shqìptareve deshìrojne te largohen, pasì

Sipas një studimi rreth 84% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria.

Trendi i largimit nga vendi është në rritje, përkatësisht me 5% nga viti i kaluar.

Shkaqet kryesore për këtë fenomen në rritje janë mosbesimi te politika, drejtësia e ko rru ptuar dhe shërbimi shëndetësor i dobët.

Shqetësues gjithashtu është fakti që 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë të ikin sërish nga vendi.

Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell rre zikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, Shqipëria do të shpopullohet nga shqiptarët. Duke qenë vend shumë i mirë, shumë i pasur, me një klimë të mrekullueshme, ky vend do të popullohet nga të tjerët.”- shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Kujtojmë që sipas të njëjtit raport, vitin e kaluar Shqipëria kishte normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t’u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura./27.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published.