Sot në mesditë, territori shqiptar përcjell motin e acartë dhe tempreaturat e ulëta. Dita e nesërme do të nis me 3 gradë më shumë për tu rritur ende në vazhdim
Deri në fund të janarit do të ketë një rritje graduale të temperaturave. Shkurti vijon në vlerat tipike të muajti shkurt, nuk do të ketë ndonjë anomali.
Por gjatë 10 ditëshit të parë të shkurtit pritet një hyrje afatshkurtër të masave ajrore shumë të ftohta nga rrethi artik ku do të kemi 1 ose 2 ditë me temperatura shumë të ftohta, të ngjashme me këto të ditëve të fundit që kaluam.
Gjithashtu ditët e para të shkurtit prit një sistem shumë i fuqishëm me vranësira, ku do të sjell rreshjet aq të munguara në tërritorin shqiptar.
Shi në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe dëborë në zonat malore. Në këto të fundit bëhet fjalë për mbi 30 cm dëborë në ditët e para të muajit të ardhshëm, bën me dije meterologia Tanja Porja.