As qe u kishte shkuar ne mendje se bashkimi i brokolit me kos, sipas studimit te fundit mund te perdoret per trajtimin e kesaj semundjeje

Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi me brokoli vr au 75% të tumoreve tek minjtë dhe më shumë se 95 qeliza të kancerit të zorrëve të rritur në një laborator.

Brokoli përmban një kimik që lufton kundër kancerit të quajtur sulforane, ndërsa kosi përmban probiotikë, bak tere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyror të organizmave në stomak dhe zorrë.

Bazuar në këto gjetje, hulumtuesit besojnë se kosi i bazuar në brokoli është një ‘formulë e goditjes së sëmundjes’ që mund të përdoret si parandalim i kancerit.

Hulumtuesit zbuluan se kos i bazuar në brokoli mund të shkat ërronte tumoret e kancerit të zorrës së trashë. Tumoret që u zbuluan tek brejtësit ishin gjithashtu tre herë më të vogla se në një grup që nuk ushqehej me kete përzierje.

Një ditë njerëzit mund të jenë në gjendje të marrin probiotikë si shtojce, së bashku me brokoli, për të shmangur sëm. undjen, ose për të zvogëluar rrez. ikun e kthimit. Kjo përzierje nuk kishte efekt mbi qelizat e llojeve te tjera të kan. cerit të tilla si kan. ceri i gjirit dhe i stomakut.

Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin në SHBA dhe kan. ceri i tretë më i zakonshëm në meshkuj dhe femra, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht prevalencës së saj, është ende e paqartë se çfarë e shkakton kancerin e zorrës së trashë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se sëmundja mund të lidhet me dietat perëndimore, të cilat zakonisht janë të larta në yndyrë dhe te ulëta ne fibra.

Trashja, konsumi i alkolit, i mishit të kuq, përdorimi i duhanit dhe mungesa e ushtrimeve fizike janë gjithashtu të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.