Shumë prej nesh kënaqen duke qëndruar ulur në kopsht ose ballkon gjatë ditëve të nxehta të verës.
Por, asgjë nuk është e përsosur, dhe në këtë rast, sidomos kur mushkonjat janë jashtë dhe vijnë të “hanë drekë, darkën” e tyre në lëkurën tonë.
Dhe përderisa kjo verë pritet të jetë e nxehtë, mbulimi nga koka deri në këmbë nuk është një ide e mirë për të shpëtuar nga mushkonjat.
E çfarë të bëni? Ka disa bimë të cilat janë shumë të dobishme, sidomos për t’u mbrojtur nga mushkonjat.
Përveç se do t’i mbani mushkonjat larg, mbjellja e tyre ose t’i kesh përreth këto bimë shton edhe bukurinë në oborr. Ja cilat janë ato :
1. Livando
Të gjithë i lavdërojnë këto bimë, sidomos për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës.
Por livando ka edhe një gjë të dobishme: erën e tyre nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.
2. Hudhra
Ka edhe legjenda të tilla që thonë se më herët vampirët mbaheshin larg me hudhra. Mund të qeshni në fillim me këtë, por hudhra me të vërtetë mund t’i largojë disa krijesa.
Në mënyrë që t’i mbani larg mushkonjat, vendosni pak hudhër përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin, transmeton Gazeta Express.
3. Borziloku
Është shumë i popullarizuar në kuzhinën italiane. Por të shtoni pak borzilok në ushqim nuk është gjëja e vetme e mirë rreth kësaj bime. Falë erës së saj, mushkonjat sigurt se do të mbajnë distancë.
Vetëm sigurohuni që ta mbillni borzilokun në vend të mirë me shumë ujë dhe rreze dielli.
Mënyra më e mirë për t’i larguar mushkonjat është ta mbani atë afër ballkonit ku qëndroni verës.