Gushtì me temperatura perveluese, meteorologìa tregon se thatesìra ne vend do te zgjas derì ne fund te Shtatorìt

Sot por edhe për 2 ditë të fundjavës, moti do të jetë i nxehtë, kryesisht i kthjellët. Vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Nuk përjashtohet mundësia që pasditja e të dielës të sjell rreshje dhe rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në skajin verior dhe shumë pak në verilindje.

Termometri sot në orët e mëngjesit ka shënuar një rënie të lehtë, ndërsa në mesdite kemi një rritje të lehtë, rritja do të rikuperoj atë rënien e 1-2 ditëve më parë kryesisht në zonat malore.

Në rang territori pritet një maksiumum prej 38 gradë celcius, ndërsa në zonat malore do të ngjitet në 30-31 gradë celcius kryesisht në verilindje. Dita e shtunë pritet të jetë me një rritje të lehtë prej 39 gradë dhe me një minimum prej 17 gradësh. Ndërsa të dielën pritet një maksimum prej 38 gradësh dhe një minimum prej 16 gradësh.

Pas ditës së dielë presim sërish temperatura të larta por maksimumi do të jetë përseri në 38-39 gradë celcius deri ditën e mërkure, pas të merkurës presim një tjetër rritje të temperaturave.

Gushti pritet të jetë mjaft i nxehtë, të paktën deri në datën 10-11. Temperaturat e nxehta 40-41 grade pritet të na shoqërojnë për disa ditë gjatë muajit Gusht. Ajo se çfare vlen të theksohet është se nuk do të ketë rreshje në horizont.

Vranësirat do të jenë prezente nga data 1 deri në datën 13-14 gusht. Thatësira e tejzgjatur e kësaj vere do të vijoj deri në datat 15-20 Shtator. Gjithashtu edhe muaji shtator do të jetë mjaft i përshtatshëm përsa i përket pushimeve sipas meteorologes së njohur Tanja Porja./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.