Kjo eshte perberja me te cìlen mund te lyenì kraharorìn për të kuruar dìsa nga problemet me frymëmarrjen

Çaji i dafinave është padyshim një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj.

Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Po ashtu përdoret për të mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen.

Çaji i dafinës funksionin shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.

Çaji i dafinave në kushtet e shtëpisë: 4-5 gjethe të thata dafine, 1 shkop kanelle (nëse dëshironi), 1 litër ujë, Mjaltë.

Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.

Vlerat shëndetësore të dafinës

Problemet me kollën dhe frymëmarrjen. Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë se. krec ionet dhe shkat. ërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtat zënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *