Tanì eshte edhe sezonì, mjekja e njohur: Ja teknìkat qe do t’ìu bejne te kalonì sa me lehte kete veshtìrsì pasì ndìkon

Viroza e zgjatur e dy muajve të kaluar u shoqërua me ndërlikime jo pak të rëndësishme në organet ORL. Infeksionet e bajameve, infeksionet e fytit, të veshit, të laringut apo organit të zërit, të sinuseve paraqiten përditë pranë mjekut ORL për të marrë një zgjidhje.

Gjithmonë kemi në mendje postulatin: që të funksionojnë mirë tre organet ORL, pra: hunda , veshi dhe fyti, duhet të kemi një frymëmarrje të mirë, pra një hundë funksionalisht të shëndetshme.

Si rezultat i bllokimit të zgjatur të hundës dhe sekrecioneve të shumta e të trashura gjatë gjithë ditës, që nuk drenojnë mirë, ato grumbullohen nëpër hapësirat boshe të kockave të fytyrës duke bërë që të shfaqen sinusitet.

Pacientët vijnë me dhimbje koke, sidomos në mëngjes dhe me ndjesinë e rëndesës kur përkulin kokën, marrje mendsh e ndjesinë e bllokimit të veshëve që nuk lirohet as kur gëlltiten.

Nga ana tjetër, bllokimi i vazhdueshëm i kanalit që lidh hundën me veshin dhe mosfunksionimi i tij çon në shfaqjen e një patologjie që shoqërohet me grumbullimin e sekrecioneve në hapësirën pas daulles së veshit që quhet otitis media me efuzion që njihet si ura kaluese drejt sëmundjeve kronike të veshit.

Pacienti ka rënie dëgjimi në formën e bllokimit të menjëhershëm, jo dhimbje, jo temperaturë dhe dëgjon zërin e vet të transmetuar si eko.

Por bllokimi i hundëve apo edhe dhimbja e fytit mund të komplikohen edhe me infeksione akute të daulles së veshit që shoqërohen me dhimbje të fuqishme, rënie të dëgjimit, temperaturë të lartë e deri në sekrecione të qelbëzuara nga veshi pas çarjes së membranës timpanike gjë që e shohim më shumë në moshat pediatrike, por jo vetëm.

Pas kësaj viroze kemi parë edhe faringite purulente streptokoksike apo edhe tonsilite purulente, pra infeksione bakteriale të fytit të shoqëruara me praninë e tapave të qelbit me temperaturë të lartë, dhimbje fyti e vështirësi të theksuar deri në pamundësi në gëlltitje.

Shpeshherë pacientët paraqiten edhe me ngjirje zëri të zgjatur, me një kollë të thatë të vazhdueshme që mund të zgjasë edhe deri një muaj e gjysmë pas gjendjes virale që na çojnë në ekzaminime të vazhdueshme për vendosjen e diagnozës.

Detyra e specialistit në ditët e sotme është bërë edhe më e vështirë. Pacientët e ke. qmjekuar që në gjendjen virale me terapi antibiotikësh të panevojshëm ose të vetëmjekuar me një gjysmë terapi paraqiten me shenja klinike që kanë vërtet nevojë për një terapi të re me antibiotikë.

Ne na duhet të kalojmë në një klasë më të lartë antibiotikësh për të marrë efektin e dëshiruar dhe, pasi pacienti rikthehet, mund të dëgjojmë edhe shprehjen “më kishe dhënë një antibiotik të fortë”.

Ndonjëherë, na duhet të kalojmë edhe në terapi injektabël me kombinim preparatësh në ditët e para dhe vazhdimësia me terapi orale.

Theksojmë se kortizonoterapia në disa patologji ORL është shumë e rëndësishme për ne, prandaj duhet të bjerë poshtë legjenda urbane dhe frika e përdorimin të tyre sipas recetës së specialistit, për një kohë të shkurtër deri në 10-15 ditë e me një do zë zbritëse. Kujdes duhet të kenë pacientët që vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti.

Këshilla për pacientët

Do të doja të jepja disa këshilla shumë të vlefshme për pacientët që kanë shqetësime të sferës ORL:

Të mjekojmë fazën virale me qetësues të dhi mbjes, ulës të tëmperaturës, antihistaminike, hollues të se. krecioneve, solucione me pika në hundë, solucione spraj antiseptike për fytin, por asnjëherë të mos fillojmë përdorimin e antibio tikëve pa këshillimin e mjekut specialist ORL.

Faza vi. rale mund të zgjasë nga një javë deri në 10 ditë. Në rast se shfaqet ndonjë nga komplikacionet më sipër duhet patjetër një kontroll me specialistin ORL

Si rezultat i një kanali ende të pazhvilluar mirë, që lidh hundën me veshin, ndërlikimet si rinitet bakteriale, otitet, sinusitet tek fëmijët shfaqen më shpejt, sidomos tek më të vegjlit.

Na shqetësojnë sidomos infe. ksionet e veshit që shoqërohen me sekrecione me qelb nga veshi të cilat nëse bëhen të përvitshme çojnë në infeksione kronike të veshit me çarje të membranës timpanike apo daulles së veshit. Prandaj një shqetësim sado i vogël te fëmija duhet ta çojë prindin drejt një specialisti ORL .

Ndërlikime si sinusitet, otitet është mirë që të mjekohen nga mjeku specialist që në fillimet e tyre me skemat e sakta të mjekimit që të mos kronicizohen sidomos sinusitet që në shumicën e rasteve kronicizohen nga keqmjekimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *