Çfare duhet te dìnì dhe sì duhet te vepronì ne rast se kenì probleme me veshìn e mesem, mjekja e njohur Elma Xhokaxhì tregon

Një nga problemet e shpeshta në shërbimin ORL, shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene, sidomos gjatë stinës së dimrit, virozave stinore dhe kur imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e infl ama cioneve respiratore.

Shpjegimet e Elma Xhokaxhi, mjeke ORL.

Mostrajtimi në kohë i një sëmundje apo edhe mjekimi i gabuar mund të sjellin pasoja të rënda, ndaj është me rëndësi të reagohet në kohë ndaj çdo shenje a simptome.

Një nga problemet e shpeshta në shërbimin ORL janë inf eksionet akute të veshit të mesëm, shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene, sidomos gjatë stinës së dimrit, virozave stinore dhe kur imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e infl ama cioneve respiratore.

Elma Xhokaxhi, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2, Tiranë, tregon për gazetën “Shëndet +” se këto infe ksione fillojnë me bllokim të veshit dhe dhimbje të forta që e detyrojnë pacientin të paraqitet tek mjeku.

Ndërkohë që simptoma të tjera janë edhe temperatura e lartë 38/39 gradë, dhimbja e kokës, ulja e dëgjimit, se krecionet nga hundët etj. Sa i përket komplikacioneve, ajo përmend mastoiditin akut kur inf eksioni prek strukturat kockore prapa veshit (kockën mastoide) dhe meningitin otogjen kur inf eksioni prek cipat e trurit.

Ndaj është me shumë rëndësi të vlerësojmë çdo simptomë e rrufë të thjeshtë që na paraqitet me hipotermi e të drejtohemi menjëherë tek mjeku.

Çfarë janë infeksionet akute të veshit të mesëm dhe nga se shkaktohen ato?

Infeksioni akut i veshit të mesëm, i njohur ndryshe si otiti akut i veshit të mesëm, është një inf eksion i shpeshtë shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene gjatë stinës së ftohtë të dimrit kur shfaqen virozat stinore dhe imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte për infl ama cione të sipërme respiratore.

Otiti mesëm akut prek daullen e veshit (membranën timpanike) dhe hapësirën e veshit të mesëm (kaviteti timpanik), ku ndodhen edhe tre kocka të vogla që në formën e një zinxhiri kockor transmetojnë dëgjimin. Në kushte normale, kaviteti timpanik nuk ka lëng, por është i mbushur me ajër, ku presioni është i njëjtë me presionin e ajrit jashtë daulles së veshit, dhe kështu veshi funksionon normalisht.

Ajrosja e tij bëhet nëpërmjet hundës, që komunikon me veshin e mesëm nëpërmjet një tubi ajrosës që quhet tubi eustakut. Gjithë problematikat fillojnë kur për një shkak të caktuar ndodh prishja e ajrosjes së veshit të mesëm nga disfunksioni i hundës apo i tubit të eustakut.

Nga sa u tha më sipër, ka faktor predispozues që mund të jenë: Një rhinofaringit, një rinit alergjik stinor, një shtrembërim i perdes së hundës, te fëmijët e vegjël. Vegetatio adenoidea, apo siç njihet ndryshe nga populli mishi i huaj në hundë, por që në fakt është ënjtja e bajames së hundës. Mikrobet më të shpeshta janë streptokoku, pneumokoku, hemophilus influenca, moraxella catarrhalis.

Cila është grupmosha më e prekur?

Grupmosha më e prekur janë fëmijët e vegjël të moshave parashkollore, të cilët janë më të predispozuar për të bërë inf eksione të traktit të sipërm respirator pasi edhe vetë jeta kolektive në çerdhe e kopshte shërben si rrugë për t’u përhapur virozat stinore. Tek fëmijët nën tre vjeç ndihmon për t’u shfaqur otiti akut ndërtimi anatomik specifik.

Tubi i eustakut është më i gjerë, më i shkurtër dhe i vendosur më horizontalisht, kështu një inf eksion i hundës apo i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes do të kalojë shumë lehtësisht në vesh nëpërmjet TE (tubit eustakut). Fëmijët e vegjël janë rastet më të vështira, pasi nuk tregojnë dot me fjalë shqetësimin e tyre.

Ajo që duhet të ketë parasysh një nënë e re me fëmijë në gji është kundërshtimi i pirjes së gjirit nga ana bebit. Nëna duhet të kuptojë që me fëmijën ka diçka që nuk shkon. Fëmija ka bllokim hundësh, kundërshton gjirin sepse kërkon të marrë frymë me gojë. Pas bllokimit të hundës do të fillojë një problem inflamator veshi, prandaj nëna që në këtë moment që fëmija kundërshton herë pas here gjirin dhe grindet së tepërmi duhet të drejtohet për vizitë te mjeku.

Cilat janë komplikacionet më të shpeshta të një OMA?

Komplikacionet e një OMA janë mastoiditi akut kur inf eksioni prek strukturat kockore prapa veshit (kockën mastoide) dhe meningiti otogjen kur inf eksioni prek cipat e trurit. Sot në përditshmërinë tonë komplikacionet e OMA i hasim shumë rrallë, pasi me kulturën mjekësore që kanë popullata paraqiten menjëherë te mjeku orl që në fazat e para.

Për më tepër infeksionet e veshit nuk janë të heshtura dhe pa sinjal, fillojnë me bllokim të veshit apo dhe me dhimbje të forta që e detyrojnë pacientin të paraqitet menjëherë në shërbimin ambulator.

Si trajtohet OMA?

Trajtimi i OMA konsiston në: Trajtimi i inf eksionit të veshit me antibiotikë lokalisht me pika në vesh dhe antibiotikë nga goja (përzgjedhja e antibiotikut bëhet në varësi të shkallës së inf eksionit), ana lgjezikë nga goja për dhimbjet e forta të veshit. Trajtimi i riniteve apo i rinofaringiteve me mjekime me pika në hundë që ulin edemën e mukozës së hundës (vazokonstriktore nazale).

Eliminimin e gjithë faktorëve predispozues të OMA (në rastin e adenoideve hiqet mishi huaj në hundë tek fëmijët, korrigjohet perdja e hundës e kështu me radhë. Në otitet me çarje daulleje, pas kalimit të infe ksionit pacientit i këshillohet ta ruajë veshin nga uji gjatë bërjes së dushit apo në plazh derisa daullja të vetëshërohet dhe mbyllet.

Por ka raste që daullja ngelet e hapur dhe nuk vetshërohet sepse perforacioni ka qenë i madh. Në këto raste zgjidhja është mbyllja me kirurgji e daulles së veshit (timpanoplastika). Në rastin e komplikacioneve OMA (mastoiditi dhe meningiti) trajtimi bëhet me kirurgji, pra drenimi kirurgjikal i qe lbit.

Dy fjalë për parandalimin e OMA?

Parandalimi i OMA do të thotë të vlerësosh çdo rrufë të thjeshtë që shfaqet në stinë me hipotermi, të përdorësh që në fillim ilaçe me pika në hundë për të ulur edemën dhe sekrecionet e hundës, të ruash veshin nga lagështira në dush, të drejtohesh menjëherë te mjeku kur shikon që një bllokim hundësh shoqërohet me nje bllokim veshësh që pacienti e injoron duke menduar se ka dyll në vesh meqenëse nuk ka dhimbje.

Këshilla

Kur jemi me rrufë të shprehur dhe bllokim të fortë hundësh, mirë është të shmangim udhëtimet me avion, udhëtime në male apo zhytjet në pishina. Në këto raste, veshi që është i mbushur me sekrecione nga prishja e balancave të presionit midis veshit të mesëm dhe atij të jashtëm është i prirur për të bërë perforacion spontan.

Nënat e reja të vlerësojnë grindjet e bebave dhe kundërshtimin e pirjes së gjirit nga ata. Me pak fjalë, ndryshimet klimaterike dhe shpërthimin e virozave stinore nuk i kontrollojmë dot, por mund të parandalojmë zhvillimin e një otiti të mesëm akut me çarje daulle dhe komplikacione.

Somario: Parandalimi i OMA do të thotë të vlerësosh çdo rrufë të thjeshtë që shfaqet në stinë me hipotermi, të përdorësh që në fillim ilaçe me pika në hundë për të ulur edmën dhe sekrecionet e hundës, të ruash veshin nga lagështira në dush dhe të drejtohesh menjëherë te mjeku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *