Dìsa nga ushqìmet qe po u shkaktojne juve kapsllekun sìpas mjekes se njohur: Ushqìmet qe u ndìhmojne te mbanì te shendetshme

Valdete Malaj, gastrohepatologe : Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen. Zorrët luajnë një nga rolet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato mbajnë ekuilibrin e ujit në trup dhe rregullojnë sistemin imunitar përmes proçesit të tretjes. Për një trup të shëndetshëm, funksionimi i mirë i zorrës së trashë është jetik.

Në rast se zorra nuk ju funksionin siç duhet, mbeturinat toksike nuk do të dalin jashtë trupit dhe mund të absorbohen nga muret e zorrës së trashë.

Ngrënia e ushqimeve të duhura e pastron zorrën e trashë nga mbe tu rinat. Por cila është dieta më e mirë për pastrimin e zorrës dhe për një shëndet të mirë?

Sot të gjithë mjekët bien dakord për një dietë me bazë bimore, e cila konsiderohet si më e mira për uljen e rreziqeve të sëm undjeve të zemrës, kan ce rit, diabetit dhe sëm undjeve të tjera të shekullit të 21-të.

Nga kjo lloj diete fibrazorra e trashë sigurisht ka përfitimet e saj.

Uji : Shumica e njerëzve duhet të pinë më shumë ujë. Uji është një shpërbërës universal dhe një sasi e pamjaftueshme e tij shkakton kapsllëk dhe taksicitet në zorrë dhe veshkat.

Aktiviteti fizik, ethet, klima e nxehtë apo e ftohtë, konsumimi i mishit dhe ushqimeve të kripura, të gjitha rrisin nevojën për ujë. Sasia e ujit varion nga individi (varet nga pesha e individit), por zakonisht është mirë 6-10 gota në ditë.

Kur flasim për ujë që pihet, në të përfshihen uji i pastër, çajrat ose frutat e shtrydhura. Nuk përfshihen pijet me kafeinë, sepse ato janë dehidratuese. Koha më e mirë për të pirë një gotë ujë është mes vakteve ose 20 minuta apo më shumë para ngrënies. Ndërsa gjatë ngrënies pini vetëm gllënjka të vogël unë.

Një rregull i rëndësishëm është: kur jeni i etur, pini ujë, mos përdorni pije të tjera.

Pastrimi dhe ushqimi janë dy faktorë njësoj të rëndësishëm për një ekuacion shëndetësor.

Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen. Një dietë për pastrimin e zorrëve gjithashtu ushqen trupin dhe çon në një shëndet më të mirë.

Fibrat : Dieta me bazë bimore përmban një sasi të konsiderueshme perimesh, frutash, bishtajoresh, farash, arrash dhe drithërash të cilat janë të pasura me fibra, e cila është një përbërës thelbësor jo i tretshëm.

Fibrat e shumta bëjnë që trakti tretës të jetë i shëndetshëm, pasi largojnë mbeturinat nga zorra, pak a shumë si një fshirëse. Fibrat nxisin lëvizjen e zorrëve duke stimuluar kontraksionet muskulare. Gjithashtu fibrat mbajnë lagështirën në zorrë, duke zbutur fe çet.

Ne kemi nevojë njëkohësisht për fibrat e tretshme dhe të patretshme për të pastruar zorrën e trashë çdo ditë. Fibrat e tretshme shpërbëhen në ujë, ndërsa fibrat e patretshme, jo. Fibrat e patretshme janë veçanërisht të mira për të përmirësuar jashtëq itjen dhe për të parandaluar kapsllëkun.

Fibrat e tretshme rrisin bak teret e mira, të cilat prodhojnë antibiotikë natyralë që eliminojnë bakteret e këqija si salmonela, kampilobakteri dhe esherika kolin.

Studiuesit besojnë se nivelet e ekuilibruara të florës së zorrëve mund të ndihmojnë në parandalimin e kan ce rit të zorrëve. Fibrat e tretshme janë gjithashtu të rëndësishme për të lidhur kolesterolin dhe për të ndihmuar kalimin e tij në trup.

Farat e lirit dhe tërshëra janë në krye të ushqimeve të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme. Një lugë me fara liri përmbajnë 4-6 gramë fibra.

Ushqimet e tjera të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtrydhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë).

Rekomandohet të konsumohen rreth 20-35 gramë fibra në ditë, por dietat moderne sigurojnë vetëm 10 g. (Gjithsesi, sasitë e mëdha të fibrave duhet të shmangen gjatë gjendjes së acaruar të zorrëve). Për të përmbushur kërkesat për fibër, konsumoni rreth pesë herë në ditë fruta dhe perime dhe 6 herë grurë.

Jeshillëqet : Sasia e lartë e klorofilit që gjendet në jeshillëqet (si gruri jeshil, elbi, algat) i bën ato ideale për pastrimin e zorrës. Gjithashtu klorofili shërben për shërimin e indeve të dëmtuara në traktin tretës. Kjo e ndihmon trupin të marrë më shumë oksigjen dhe të nxjerrë jashtë toksinat. Për këtë arsye klorofili është quajtur edhe “deodoranti i zorrëve”.

Ushqimet e fermentuara

Një dietë e lartë në karbohidrate të rafinuara dhe e ulët në fibra redukton numrin e baktereve të mira në zorrë, duke krijuar probleme në ekuilibrin e ekosistemit të zorrëve. Kosi dhe ushqime të tjera të fementuara, si lakra turshi mund të rikthejnë bakteret e mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *