Pedagogìa e njohur: Shqìptarët janë ìntelìgjentë dhe kanë një zgjuarsì natyrale, kur shkojne ne Europe apo SHBA dalìn gjìthmone te paret

Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe Shkenca Politike po në Universitetin e Tiranës.

Pedagogia, Elena Kocaqi thotë se shqiptarët janë inteligjentë dhe kanë një zgjuarsi natyrale. Kocaqi u shpreh se fëmijët shqiptarë dalin të parët nëpër botë, pasi kanë inteligjencë natyrore të lindur.

“Inteligjenca është disa llojëshe, ka inteligjencë muzikore, matematikore; ka inteligjencë që matet për aftësitë konjutive të individit dhe për aftësitë e lindura të individit. Shqiptarët kanë një zgjuarsi natyrale.

Po të marrësh një raportim të austriakëve në Shqipëri, që e kanë parë nga arkivi, të Komandatit të Përgjithshëm Ushtarak për Shqipërinë, thoshte se shqiptarët janë të prirur për t’u shkolluar.

Po të marrësh fëmijët e Shqipërisë t’i dërgosh në Evropë dhe SHBA, pse janë të parët? Kanë një inteligjencë natyrore të lindur”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.