Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi ka reaguar ndaj një videoje që është bërë virale në rrjete sociale, ku kritikohej se vesh shpesh rroba të njëjta. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari shprehet se nuk njihet për jetën luksoze pasi nuk vjen nga një familje e pasur por për zërin e tij.
“INFO : Ti qe e ke postu ket sen po ta baj qefin vendosa me ti than do fjale!
Mos mendo qe me perul mu ose karrieren tem pse e kam pas njejten veshje nje Emision dhe nje darsem nje shokut tem une nuk vi nga familje e milionerav dhe sjam milioner ! nuk besoj qe kam dhez prej teshav se me nje duks 10€ ne videon tem te par BETOHEM e kam pas vesh!
po une njina per zanin tem respektin ndaj qdo njerit qe mka ba support paret qe i fitoj normal qe si kom nda me ble 10.000€ tesha po jau kam nda Nanes edhe Babit per me ba naj shpi etj.
Veq deshta me tu pergjigj se nuk ke fitu kurgjo me ket video qe je mundu mem ofendu se ti spaku as ftyren as veshjen se ke tregu po kulturen.
i pasun jam perderisa familja jem i ka krejt tmirat e zotit qe ai ma ka dhuru mu me ju ndimu edhe 1 sen mos e harro multi milioner me kan skom me e jetu jeten e milionerit kur e di qe veni jon osht shumi varfun edhe qona e flej me nje rreth te tille”, shkruan ai.