Feston sot diten e tij te lindjes, ja sa vjeç mbush Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha feston sot ditëlindjen. Lideri i demokratëve mbush 78 vjeç.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”, shkruan Berisha.

Kujtojme se ai u lind në fshatin Viçidol të prefekturës së Kosovës (territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh myslimanë. Është i biri i Ramës dhe i Sheqeres. Berisha ka një vëlla të madh, Selimin, dhe motrës Hajrie.

Për të lexuar e mësoi e motra kur ai vetë qe 5 vjeç. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë, ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë, më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967.

Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntëmujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet atje, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikë.

Në vitet ’70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1980–1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore. Më 1989 iu dha titulli Profesor nga Universiteti i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.