Ne vend te djathit po blini niseshte, beni kete prove per te pare nese djathi qe po blini eshte apo jo cilesor

Konsumatori shqiptar vazhdon të ma shtr ohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo? Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.

Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shi tësit duhet që të vënë etiketa ky djath është me niseshte, apo ka kaq për qind niseshte. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë.

E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mash tru es?

Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mash tru esit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published.