E shtuna dhe e dìela vìjne me surprìza, meteorlogìa tregon se kur mund te nìsìn rreshjet e para te debores

Edhe dita e sotme ka nisur me të njëtat kushte atmosferike. Termometri këtë mëngjes ka qëndruar në 5-6 gradë në vlera minimale në rang territori. Vija bregdetare paraqitet më e ngrohta nga e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë. Në mesditë kemi 18 gradë celcius në zona malore dhe 22 gradë celcius maksimumi në rang territori.

Ndryshe nga pjesa tjetër e javës, sot pritet fuqizim i vranësirave në të gjithë tërritorin dhe vonë në mbrëmje krijohet mundësia për pika shiu.

Situata ndryshon krejtësisht të shtunën dhe të dielën. Do të ketë një rënie të theksuar të vlerave termike dhe gjithashtu nuk do të ndryshojnë edhe momnetet e shkurtra me reshje shiu.

Reshjet në territorin Shqiptarë do të jenë kryesisht në zonat jugore dhe hsumë më pak në pjesën tjetër të vendit.

Për shkak të rënies së mënjëhershme të temperaturave ekziston mundësia për reshje dëborë në lartësitë mbi 1500 metra nga niveli i detit, bën me dije meteorolgoia Tanja Porja.

Në fakt i gjithë rajoni i Ballkanit sonte në mbrëmje dhe gjatë gjithë fundjavë e deri të martën, hyn në një tjtetër situatë sinoptike ku kemi ndryshim të tablosë së motit me kthjellime prej disa ditësh./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *