Edhe pse mbart vlera të shumta ushqyese, domatja duhet evituar nga disa persona. Ja kur duhet të evitoni konsumin e domateve! Imunitet i dobët:
Elementi kryesor që gjendet tek domatet e freskëta të papërpunuara është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kan ce rit të gjirit.
Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëm undje të zakonshme mikr ob iale (bak teriale, fungale dhe vi rale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.
Probleme gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëm undja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëm undje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë.
Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.
Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopeneve në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si SZI. Ai karakterizohet nga dhimbje akute.
Përveç këtyre, mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.
Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë.
Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë i dëmshëm për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj.