Pìjenì para gjumìt për të qenë në gjendje të bìnì në gjumë më lehtë dhe të kenì më shumë

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj dhe lidhet me shumë funksione jetësore por edhe me pamjen tuaj, pasi është vërtetuar se lidhet me lëkurën dhe peshën tuaj.

Një truk krejtësisht natyral për të qenë në gjendje të bini në gjumë më lehtë dhe të keni më shumë energji kur zgjoheni është të pini pijen me banane me kanellë pak para gjumit.

Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Kanella ka shumë përfitime shëndetësore, shije dhe aromë shumë të këndshme dhe ndihmon në relaksimin e trupit. Përveç kësaj ndihmon tretjen. Shikoni recetën që do t’ju bëjë të keni një gjumë të qetë.

Bananen e qëruar e vendosim në ujë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Më pas kullojeni në një filxhan dhe shtoni kanellën. E pini rreth një orë para gjumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.