Të parët tanë na kanë thënë se një nga gjërat më të mrekullueshme të shpikura deri më sot është Soda e Bukës dhe tani që ne dimë vetitë e saj, jemi plotësisht të bindur për mrekullitë që bën Soda e Bukës. Disa femra e përdorin për pastërti, ndërsa disa të tjera kujdesen për pamjen dhe lëkurën e tyre, duke përdorur metoda dhe receta të ndryshme me Sodë Buke, por sot do t’i kushtojmë vëmendje një tjetër fakti.
Përveçse mund t’ju ofrojë bardhësi dhe pastërti, soda e bukës iu mundëson shumë benefite për shëndetin tuaj.
Një nga problemet më të mëdha të femrave, por jo vetëm, është shëndeti i tepërt dhe shtresa e shumtë e dhj amit në trup.
Për të lehtësuar trupin dhe për t’iu rikthyer peshës ideale, shumica e grave tentojnë dieta të ndryshme apo lëngje të cilët ndonjëherë dhe për fatin e keq ndikojnë edhe në organizmin e njeriut.
Ndaj dhe ndonjëherë është mirë t’i kushtojmë sa më shumë vëmendje metodave të gjysheve tona, të cilat nuk e kanë njohur se çfarë ishte dieta, por ato kanë përdorur metodat popullore për të mbajtur trupat e tyre në formë.
Dhe kur flasim për metodat popullore, gjëja e parë që na vjen në mend është përdorimi i sodës së bukës, e cilës është provuar se ju vjen në ndihmë për të hequr dhj amin nga çdo pjesë të trupit tuaj.
Ne, në këtë artikull do t’ju tregojmë një recetë mjaft të thjeshtë dhe shumë efikase për të arritur misionin tuaj për heqjen e peshës së tepërt ndaj dhe kushtojini shumë vëmendje përbërësve dhe metodës se si të bëni këtë recetë të rekomanduar nga shumë gra.
Përbërësit i gjeni të gjitha në kuzhinën tuaj, dhe juve ju duhet vetëm lëngu i një limoni dhe pak sodë buke.
Përbërësit e recetës: 1 filxhan çaji me ujë të pijshëm, 2 lugë çaji me sodë buke, 1 filxhan çaji me limon të freskët.
Si ta përgatisni këtë recetë: Merrni një enë ku brenda saj të hidhni ujin, lëngun e limonit dhe sodën e bukës dhe më pas të trija përziejini deri sa të krijohet një masë homogjene.
Si ta përdorni këtë recetë: Lëngun që ju përfituar nga përzierja e lëngut të limonit, sodës së bukës dhe ujit, hidheni në një gotë dhe ruajeni në vendin më të freskët në frigorifer.
Çdo mëngjes sapo të zgjoheni ju duhet ta pini gotën me lëngun që ju krijuat. Kujdes: Duhet ta pini këtë lëng të paktën 30 minuta para se të hani mëngjesin tuaj të përditshëm.