Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hor moneve.
Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3, të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera.
Tiroidja bashkëpunon ngushtë edhe me mëlçinë. Nëse kjo e fundit nuk e ndihmon tiroiden për konvertimin e hor moneve, njeriu do të ndihet i sëm urë dhe i plogësht.
Janë dy lloje problemesh: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.
An kthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit
Pagjumësia dhe an kthi janë disa prej simptomave të hipertiroidizmit. Hipertiroidizmi ka të bëjë me prodhimin e tepruar të hor moneve nga tiroidja.
Simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë plogështia, rënia në peshë, rra hjet e shpeshta të zemrës dhe nervozizmi.
Hipotiroidizmi
Sipas informacioneve në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hor mone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depr esionit, atëherë kontrolloni tiroiden.
Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hor mone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, rra hje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.