Pajtohen motrat Lìbohova, Irma me Eranden? Arbana ì ben Irmes kerkesen nga ekranì

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival. Në skenë u ngjitën emra të njohur Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka apo Redon Makashi që risollën këngët e tyre në duet me konkurrentët aktual në Festival.

Evi Reçi këndoi këngën e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova. Evi u ngjit në skenë me Rosela Gjylbegun.

Por nga ana tjetëe, Eranda Libohova nuk mungoi në skenën e Fest 61, ku shoqëroi Fabi në këngën e saj “Kthehu për vehte për mua”.

Pra ftesën e refuzoi Irma Libohova? Nisur nga zënka e motrave prej viteve dhe refuzimi i Irmës për t’i dhënë fund inateve me Erandën, kjo hipotezë bëhet më e besueshme.

Arbana nuk e kaloi këtë momet pa theksuar.

“Unë do doja të përshëndes Irma Libohovën nga ekrani që me siguri po na ndjek tani. Shpresoj që këtë këngë ta dëgjojmë edhe njëherë tjetër nga motrat Libohova. Vërtet.”, shprehet Arbana./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.