Edhe pse u bënë vite që është tërhequr nga ekrani, besojmë se shumica prej jush e mbajnë mend akoma Aida Shtinon. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “S’e luan topi” ku ka folur gjerë e gjatë për jetën personale dhe atë profesionale.
Gazetarja ndër të tjera ka rrëfyer se ka marrë shumë kër cë nime kur drejtonte “Njerëz të hu mbur”, madje në një rast një person e ka su lmuar me thi kë teksa po futej në emission, ndërsa ka qenë shoferi që i ka shpë tuar jetën.
“Kam pasur shumë momente të vështira, i kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kër cë nime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe inc ide nte në një televizion tjetër ku për pak më ka shpë tuar jet ën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më.
Unë kisha emisionin, ai më çoi në ambientet e pasme të televizionit dhe më tha: ‘Të shoqëroj të hysh’. ‘I thashë jo, s’ka problem’.
Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thi kë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova farë se ndodhi aq shpejt. Ai ulë riti.
Nuk më futën brenda dhe nuk mbaj mend më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një rast që kërkonim. I kishim hyrë thellë historisë.
Të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se personi ishte në këtë adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje.
As vetë nuk e di si u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona. Menjëherë të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe më ka thënë se do të mbyllet, të nesërmen nisi të prishej studioja. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet.”-rrëfeu ajo.