Receta e supes me qepe nga Linda Fishta: Kjo recetë franceze ka lindur si një supë për të varfërit

Nga Linda Fishta : Kjo recetë franceze ka lindur si një supë për të varfërit, por tashmë është pjesë e menyve në bistrotë e Parisit. Është e këshillueshme të përdoren qepë të vogla të verdha.

Mund të përgatitet edhe më parë dhe të ngrohet përpara se të konsumohet. Gjithë sekreti i saj është se duhet të ziejë ngadalë. Këtë recetë ma ka dhënë një mikja ime frenceze.

Përbërësit për 4 persona: 500 g qepë të vogla të verdha, 1 litër lëng zarzavatesh, 100 g bukë, 100 g djathë Emental ose djathë tjetër që shkrihet, kripë dhe piper.

Përgatitja: Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur. Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.

I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë. U hedhim kripë dhe piper. Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe I kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.

Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.