E larguan nga Teatrì per 17 vìte: Çfare e berì te rìkthehej perserì ne skene ne vìtìn 1991 aktoren e njohur

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940 dhe ndë rroi jetë në moshën 81-vjeçare më dhjetor te 2021 pas një sëm undjeje të rëndë. Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihallaq Luarasit, dhënë me rastin е Festivalit të Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës.

Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamurin e te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen më të mirë të këtij festivali “Njollat e murmе” të Minush Jeros, për regjinë i jep Medaljen е Festivalit të shkallës të раrë regjisorit Mihal Luarasi, bashkëshortit të Edit, për vënien në skenë me nivel të lartë ideo-artistik të pjesës “Njolla të murme”, e së fundi, akordon ро medalien e shkallës së раrë aktores Edi Luarasi, рër interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.