Termetì / Zona në fjalë njìhet për aktìvìtetìn e lartë sìzmìk

Shqipëria është duke u goditur nga një numër tërmetesh gjatë mbrëmjes së sotme. Nga të dhënat paraprake mësohet se goditja e parë ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, kurse pas saj pati një tjetër lëkundje me forcë më të vogël.

Epiqendra duket se është në fshatrat e Klosit, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, ku lëkundjet janë ndjerë të forta duke bërë që qytetarët të futen në pa nik.

Mësohet se një numër qytetarësh kanë zbritur nga banesat në rrugë dhe lulishtet e lagjeve.

Zona në fjalë njihet për aktivitetin e lartë sizmik.

Mbetet për t’u parë nëse goditja e parë ishte ajo qendrorja, ndërsa sizmiologët theksojnë në raste të tilla se tërmete të tilla shoqërohen edhe me pasgoditje.

Pritet reagimi nga Instituti i Sizmiologjisë për të caktuar magnitudën e saktë pasi raportimet e deritanishme janë prej institituteve sizmiologjike të shteteve përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *