Sultjashìt mundohunì tì hìdhnì vetem 50 gram nga ky perberes per te marre shìje te vecante dhe te mìre

Sultjashi është një ëmbëlsirë sa e lehtë në përgatitje aq dhe e shijshme. Gjithashtu është e shëndetshmë edhe për të vegjlit e familjes. Por nëse nuk e keni provuar ndonjëher me kakao, surprizohuni.

INGREDIENTËT: 1 litër qumësht, 100 gram oriz, 2 lugë gjelle kakao pluhur (të hidhur), 50 gram çokollatë e zezë e grirë imët (do ti jap shije teper te mire), 5 lugë sheqer, lëkura e grirë e një portokalli, 1 lugë gjelle niseshte

UDHËZIMET

1.Në një tenxhere me 3 gota ujë vendosni për të zierë orizin.

2.Në një tenxhere tjetër zieni qumështin me lëkurën e portokallit dhe sheqerin.

3.Pas 5 minutash i shtoni orizin gjysmë të zierë. E përzieni sultjashin vazhdimisht.

4.Në një enë kombinoni kakaon, niseshtenë dhe një garuzhde nga masa me qumësht. E trazoni mirë pasi nuk duhet të krijohen kokrriza.

5.Shtojeni përsëri masën tek tenxherja me qumësht dhe e përzieni për disa minuta. Masa duhet të fillojë të mpikset.

6.Tani e hiqni nga zj arri dhe e shpërndani në tasa të vegjël.

7.E lini për pak kohë të ftohet dhe pastaj mund ta shijoni së bashku me familjen tuaj. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.