Receta e plote tradìcìonale e mesnìkut sìkur te ìshìt shef kuzhìne

Përbërësit për brumin: 300 g miell, 150 ml ujë, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë.

Përbërësit për mbushjen: 200 g miell misri i ashpër, 100 g sheqer (sipas dëshirës), 1 litër qumësht, pak vanilje, 3 kokrra vezë dhe 2 lugë gjelle gjalpë.

Përgatitja: Në fillim përgatitim brumin për petët. Hedhim në një enë, miellin, ujin, vajin, kripën dhe e punojmë brumin për rreth 10 minuta. E mbledhim brumin me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 20 – 30 minuta. Ndërkohë përgatitim mbushjen për mesnikun.

Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Pasi të ngrohet qumështi hedhim sheqerin, dy lugë gjalpë dhe miellin e misrit, duke e trazuar që të mos na ngjitet.

Vazhdojmë e trazojmë në zjarr të ngadalshëm derisa masa të ziejë dhe të trashet. Rra him vezët në një enë. Qumështin e heqim nga zj arri, e lemë të ftohet pak dhe e hedhim tek vezët.

I përziejmë mirë. Fillojmë dhe hapim petët. Petët do të hapen pak më të mëdha se masa e tavës në mënyrë që të qëndrojnë të varura në anët e tavës.

I shtrojmë petët në tavë duke i spërkatur me gjalpë ose vaj ulliri sipas dëshirës. Hedhim mbushjen e ftohur dhe mblidhen petët anash me rrudha duke e lënë mesin të hapur.

Sipër e spërkatim pak me gjalpë dhe me anë të një furçe e lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze të rra hur me qumësht. Tavën me mesnik e futim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta. Tavën me mesnik e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *