Ne mengjes apo ne darke? Ja se sa here duhet ta lanì fytyren ne baze te lekures qe mund te kenì

Pastrimi i duhur i fytyrës është thelbësor për shëndetin e mirë të saj. Fytyra duhet larë në dy raste, në darkë duhet ta pastroni lëkurën çdo herë para se të shkoni në shtrat.

Kjo është shumë e rëndësishme pasi gjatë ditës, papastërtia dhe ndotja grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës duke ndikuar në shëndetin e saj.

Për lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe normale, pastruesi më i mirë i fytyrës është një që ka veprim të butë në mënyrë që të arrijë ta pastrojë lëkurën me delikatesë.

Pastruesi duhet të jetë pa aromë parfumi dhe pa alk ol në mënyrë që të mos e irritojë lëkurën tuaj.

Nga ana tjetër për lëkurat me yndyrë duhet të përdorni një larës që balancon yndyrën dhe ka veprim të thellë.

Sipas agroweb.org, duhet të përdorni diçka pa alk ol sepse alk oli mund të thajë lëkurën tuaj dhe mund të bëjë që fytyra të prodhojë edhe më shumë yndyrë.

Në mëngjes është e rëndësishme ta përsërisni sërish këtë rutinë pasi fytyra ka prodhuar dje mbledhur yndyrë përgjatë gjithë natës.

Në rastet kur e ndjeni fytyrën shumë të thatë në mëngjes lajeni atë vetëm me ujë të vakët e më pas vendosni një krem hidratues.

Ndërsa në rastet kur e ndjeni lëkurën të vajosur përdorni gjithnjë larësin e më pas një tonik të mirë për ta tharë shëndetshëm lëkurën tuaj. l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.