Categories
Uncategorized

Receta e pllaqìve ne tave qe do t’ju shìjojne pa mase ne kete fundjave: Menyra e pergatìtjes

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

Përbërësit: 500 g fasule pllaqi, 1 qepë e grirë, 1 karotë e grirë hollë, 3 lugë salcë domatesh, 1 thelb hudhër e grirë,

1 tufë majdanoz, 3 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper i zi, 1 lugë çaji me spec pluhur dhe 2 gjethe dafine.

Përgatitja: Shpëlajini mirë fasulet dhe lërini përgjatë natës në ujë që të zbuten.

Mbushni një tenxhere me ujë, lëreni të ziejë dhe shtoni fasulet.

Lëreni në zjarr për rreth 30 minuta dhe ruani një gotë ujë nga lëngu i tyre sepse do ju duhet për tavën.

Ngrohni furrën në 180 gradë. Në një tenxhere hidhni vajin, hudhrën, qepën, karotat, kripën, piperin e zi dhe paprikën.

Kur qepa të jetë zbutur dhe të jetë bërë transparente, shtoni salcën, fasulet e kulluara, ujin e fasuleve dhe dafinën.

Lëreni të ziejë duke e trazuar.

Kur të ketë marrë pamjen e një mase, hidheni në tavë. Futeni në furrë për rreth 30 minuta, derisa fasulet të jenë zbutur.

Shërbejini me pak majdanoz të freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *