Categories
Uncategorized

Mjekja e njohur: Problemì ì cìlì eshtë rreth 6 herë më e shpeshtë te femrat sesa tek meshkujt

Fibromialgjia ( FM) është një sëmundje, e cila shkakton dhembje të përgjithshme muskuloskeletike, në formë kronike, e shoqëruar me dobësi të përgjithshme trupore, mungesë përqendrimi, pagjumësi, plogështi, dhimbje koke të vazhdueshme etj.

Pavarësisht shenjave të dhembjes së indeve të buta siç janë:

muskujt, ligamentet apo tendinet, në praktikë nuk është gjetur inflamacion i mirfilltë i tyre.

Epidemiologjia: FM është një shkaktar i zakonshëm e dhembjes kronike dhe shkaktari më i shpeshtë i dhembjes muskulo-skeletike te femrat e moshës 22-55 vjeç.

Është rreth 6 herë më e shpeshtë te femrat se të meshkujt dhe mund të shfaqet edhe tek fëmijët.

Klinika e sëmundjes: FM karakterizohet nga dhembje e përgjithshme kryesisht muskulare, shoqëruar me dobësi trupore, shpesh edhe me shenja somatike ose, dhimbje koke, pagjumësi.

Shenja te tjera: Këto janë më pak specifike por përfshijnë: dhimbje abdominale (dhimbje barku), sindr oma e zorrës së irrituar, dhimbje të kafazit të krahërorit (psh osteokondrit), dhimbje pelvike etj.

Megjithëse sindr omi i zorrës së irrituar është gjetje e shpeshtë, sëmundja e Refluksit Gastrointestinal (urthi), është gjithashtu shenjë shoqëruese e këtyre pacientëve.

Ankesa të tjera përfshijnë: tharje të syve, simptoma të tipit të alergjisë, rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, ndryshime në peshë, dje rsitje e shtuar gjatë natës etj.

Në ekzaminimin fizik të këtyre pacientëve vërehet ndjeshmëri e shtuar (dhembje) e indit muskuloskeletik, në disa zona anatomike specifike, si në figurë:

Pikat e kuqe në figurën e mësipërme tregojnë lokalizimin e dhimbjes si në qetësi, por edhe gjatë ekzaminimit nga mjeku, kur mbi to ushtrohet një presion i caktuar (llogaritet rreth 4 kg\cm2).

Diagnoza vendoset nëpërmjet vlerësimit të kujdesshëm të simptomave që paraqet pacienti, ekzaminimit të kujdesshëm fizik, si dhe nëpërmjet disa analizave laboratorike që përgjithesisht janë për të përjashtuar sëmundje të tjera reumatizmale, kryesisht inflamatore si:

Arthriti Rheumatoid, Lupusi Eritematoz Sistemik, Spondiliti Ankilozant, Miopatite metabolike etj.

Trajtimi: Konsiston në një marrëdhënie të ngushtë mjek-paciente, pasi mund të zgjasë në kohë, meqënëse sëmundja është përgjithësisht kronike.

Trajtimi është medikamentoz (i cili nis fillimisht me një do zë minimale për t’u përshtatur më pas për çdo pacient në varësi të shenjave që ai paraqet) dhe trajtim ndihmues që konsiston në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit (lënie e disa veseve negative, rregullim i dietës ushqimore, rritja e ushtrimeve fizike kryesisht atyre aerobike, rregullimi i orareve të gjumit etj).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *