Plot 9 vìte pa Vaçe Zelen: Zerì ì saj mbushte me energjì skenat shqìptare

Sot bëhen 9 vite nga ndarja nga jeta e Vaçe Zelës. Artistja mblly sytë për herë të fundit më 6 shkurt 2014 në Bazel të Zvicrës. Ajo mbetet një nga zërat më të njohur në historinë e këngës shqipe.

Prej vitesh ajo zotëroi skenën, si një këngëtare e papërsëritshme dhe e admirueshme për publikun. U rikthye në qytetin e lindjes, e derdhur në bronz, pranë qendrës kulturore, që mban emrin e saj.

Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës me këngën “Fëmija i parë”.

U zbulua rastësisht në moshë të re në këtë qytet të Shqipërisë së mesme.

Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku.

Në vitet e fundit të jetës, Vaçe Zela e reduktoi në menyrë dra ma ti ke aktivitetin muzikor. Sidoqoftë ajo mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *