Frederìk Ndocì feston sot dìtelìndjen, ja sa vjec mbush sot kengetarì ì njohur

Frederik Ndoci është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Frederik Ndoci lindi në Shkodër më 9 shkurt të vitit 1960. U diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe.

Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : akkordeon, pianon e kitarën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Artisti feston sot ditëlindjen e 63.

Pak muaj më parë kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci ka bërë të ditur në profilin e tij se pas 10 vitesh larg nga vendlindja, është rikthyer në atdhe për mos tu shpërngulur më.

Ai shpreher se bota po merr më të mirët e këtij vendi dhe se po na than shpirtin e kombit.

“Te dashur bashkatdhetar, une si dhe shume prej jush iu dhash tash e 10 vjet botes per mundesit qe me ofroi. Kendova, krijova e jetova me te tjera gjuhe e vise, ne te tjera skena, ne te tjere qiej!!!

E sot pas kaq vitesh me mundesi te rralla qe mu dhane anekend botes, vleresime te arta, respektin dhe bashkepunimin e “peshave te renda” te skenes dhe artit boteror, vendosa per vete, per ju, per ne, te kthehem ne votren teme, ne token me te embel, ne vendin ku e shtrenjta nan me lindi, ku zemra rra hu fort ne kengen e pare dhe ate të fundit, ku lash shpirtin dhe endrren me te bukur qe me dhate te gjithe ju bashke.

E un do kthehem tash pergjithmone! Te kendoj per ket vend, ma tbukrin dhe e qiell, ma tbukrat male, fusha e dete, do kendoj per shqiptarine ktu, sepse ktu me knon zemra, ktu ma don shpirti me ken!!!”, shkruan Ndoci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *