Yllì Merja: Indìvìdët që kanë probleme me stomakun mund ta përdorìn vetëm 45 dìtë

Farat e susamit janë përdorur që në lashtësi, afërsisht 1500 vite para erës sonë, madje në Kinë janë konsumuar 3000 vjet para erës sonë.

Ushtarët grekë dhe romakë e përdornin si ushqim përpara lu ftërave ose marshimeve të gjata, pasi u jepte shumë energji. Gjithashtu, susami është një ndër bimët e para, vaji i së cilës është përdorur.

Farat dhe vaji i susamit kanë cilësi të pazëvendësueshme. Kjo bimë është e këshillueshme të përdoret në ushqimin e fëmijëve, pasi i ndihmon në rritjen normale.

Por farat e susamit mund të përdoren kudo, janë të vogla, nuk janë të bezdisshme në shije apo aromë dhe për më tepër edhe nëse fëmija nuk i pëlqen, mund të “fshihen” lehtë në ushqime të ndryshme.

Mund të përdoren në ushqime të ngrohta e të ftohta, mund të futen në kos, gjellë apo lëngje frutash.

Vlerat e susamit

Farat dhe vaji i susamit janë një burim mineralesh dhe vitaminash, pasi përmbajnë fosfor, kalcium, acid yndyror linoleik, acid yndyror linolenik, vitaminat B, E, T, dhe D, istamina si dhe subst anca anti-inflamatore e qetësuese.

Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për organizmin, sidomos në periudhën e verës, pasi ndihmojnë në mbrojtjen ndaj rrezeve UVA dhe UVB të diellit. Susami ndikon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, e ushqen atë dhe largon qelizat e dëmtuara nga dielli.

Vaji i susamit mund të përdoret si vaj plazhi, pasi ka efekt mbrojtës ndaj diellit, në të njëjtën kohë ndikon në mosformimin e njollave kafe në lëkurë dhe u jep një ngjyrë të njëtrajtshme që qëndron gjatë.

Mund të përdoret si vaj bazë për rreth 90 lloje vajrash të tjera për hollimin e tyre në vaj susami. Nëse përdoret si maskë për flokët, u jep atyre shkëlqim, butësi dhe fortësi.

Vaji i susamit

Vaji i susamit forcon organizmin, ju ndihmon të ndiheni më të fuqishëm, sidomos nëse keni tension të ulët dhe dobësi trupore. Vaji dhe farat e susamit të shty pura duhen konsumuar para ushqimit, në këtë mënyrë ato veshin mukozën e brendshme të stomakut dhe forcojnë sistemin nervor të tij.

Këshillohet të përdoret në rast se vuani nga gastriti, dj egia e stomakut, apo ulçera. Gjithashtu, ky vaj ndalon të vjellat dhe rregullon pH e stomakut, prandaj largon dje gien e tij si dhe detoksifikon organizmin dhe elim inon toksinat në gojë dhe komplet aparatin tretës, kështu mund të përdoret edhe kundër erës së keqe në gojë.

Mund ta përzieni me vaj kokosi për t’i dhënë aromë më të këndshme. Ndërkaq, vaji i susamit ushqen lëkurën, e zbut dhe hidraton, në të njëjtën kohë parandalon rrudhat e ndihmon në rigjenerimin e dje gieve.

Këshillohet të përdoret pas plazhit, i përzier me vaj kokosi në dj egiet e lëkurës nga dielli si dhe në rigjenerimin e plotë të saj. Vaji i susamit ushqen edhe lëkurën e kokës dhe ndalon rënien e flokëve, kështu që rekomandohet të hidhet në shampo sidomos nga personat që vuajnë nga psoriasis ose dermatiti.

Edhe personat që vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë këtë vaj, pasi susami ul sheqerin në gj ak. Në eksperimente tek mi njtë është vërtetuar që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe jep efekte pozitive akoma të pazbuluara tek skleroza multiple.

Gjithashtu përmban lipide që ndalojnë arteriosklerozën dhe ushqejnë ko ckën.

Disa veti të tjera të mrekullueshme të vajit të susamit janë: ndihmon në zvogëlimin e dhi mbjeve të shkaktuara nga artriti reumatoid, ndihmon në uljen e tensionit të lartë, përdoret kundër kapsllëkut, parandalon astmën pasi përmban magnezium dhe sëmundje të tjera të aparatit të frymëmarrjes.

Ndërkohë, sesamoli dhe sesamina që ndodhen tek vaji ndalojnë vde kjen e mitokondrive (magazinë e energjisë së qelizave të njeriut) në qelizat e shëndetshme tek pacientet me kan cer. Kështu parandalon kan ce rin.

Përdorimi

Farat e susamit mund të konsumohen çdo mëngjes një lugë gjelle në një gotë kos, mund të shtohen edhe fara chia dhe pak kanellë. Ky është një mëngjes dietik dhe shumë ushqyes.

Nëse nuk ju pëlqen aroma e vajit apo farave të susamit, mund të konsumoni hallve e cila është farë susami e shtypur dhe kryen të njëjtin funksion si fara dhe vaji i susamit. Konsumoni dy lugë gjelle në ditë e hallvë për të larguar dje giet, dhimbjet e stomakut apo erën e keqe të gojës.

Vaji i susamit përdoret kudo, në gjellë në kos apo edhe siç është. Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe para ushqimit, mëngjes dhe darkë.

Për individët që kanë probleme me kockat është mirë që vaji i susamit apo farat të përdoren për rreth 45 ditë deri në dy muaj. Ndërsa për ata që vuajnë nga diabeti mund të konsumohet çdo ditë vetëm një herë në ditë. Dhe individët që kanë probleme me stomakun mund ta përdorin vetëm 45 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.