Ambra e cìla studìon per mjekesì, dhuron parate e burses se saj qe merr per te prekurìt

Ambra Ceka nga Tirana, ka bërë një gjest bujar për të prekurit nga të rmeti në Turqi.

Ambera e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.

“Unë paratë e bursës sime i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga të rmeti.

Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për AA-në, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga të rmeti.

Ceka tregon se momentalisht në Turqi ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *