Per tì dhene shìje te vecante, mos harronì qe trahanase tì shtonì keto 2 perberes

Trahanaja më e mirë është ajo që bëhet me miell gruri të përzier edhe me himë, dhe të zënë me kos.

Sa më i vogël raporti i grurit me kosin, aq më e ushqyeshme trahanaja. Nëse i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese përforcohen mrekullisht.

Si ta gatuani?

Pasi e zieni me ujë trahananë, i shtoni pak djathë dhie, vaj ulliri, domate të tharë, speca të kuq-të thatë (i jep shije teper te vecante bashke me rigonin). Madje mund të tentoni ti shtoni edhe qiqra për ta bërë atë akoma më të kompletuar.

Një kupë trahana është mëngjesi ideal për fëmijët e vegjël

E pasur me minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve.

Ajo është superiore ndaj makaronave, orizit, e veçanërisht drithrave të mëngjesit, pasi fermentimi i grurit e bën atë shumë më të ushqyeshëm dhe të lehtë për aparatin e tyre tretës, ndërkohë që u jep atyre lëndën e parë për formimin e kockave, dhe imunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *