Receta tradìcìonale e lakrorìt: Perdornì keto perberes per mbushjen, per tì dhene shìje te vecante

Prandaj sot po iu sjellim recetën tradicionale të lakrorit me mish.

Përbërësit: 600 gr miell, pak kripë, vaj, ujë.

Gjella: 250g mish, 1 filxhan çaji gjalpë, 300 gr qepë, kripë, piper i zi

Përgatitja: Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin.

Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta.

Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin.

Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë.

Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë.

Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen.

Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C./lajme-javore.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *